75 Vjet SHKASH “Xheladin Zeqiri” – Festë për Artin dhe Kulturën
Me rastin e 75-vjetorit të themelimit të SHKASH “Xheladin Zeqiri” – Tetovë, Teatri i Tetovës ka kënaqësinë të ftojë të gjithë qytetarët në një mbrëmje të veçantë, për të nderuar këtë rrugëtim të gjatë dhe të suksesshëm në shërbim të artit dhe kulturës. Ky përvjetor është një dëshmi e përkushtimit të jashtëzakonshëm të anëtarëve dhe mbështetësve, të cilët kanë kontribuar për ruajtjen e vlerave artistike dhe kulturore të qytetit tonë, duke frymëzuar breza të tërë.
Në kuadër të festimeve, më 12 nëntor, ora 19:00, në Teatrin e Tetovës do të rishfaqet komedia e njohur “DREDHIT’ E PATUKUT,” një vepër e Gjergj Fishtës në regji të Kushtrim Bekteshit. Ky event është një mundësi e rrallë për të shijuar humorin e veçantë të Fishtës dhe për të festuar arritjet e mëdha të shoqërisë. Hyrja është e lirë – ejani të festojmë së bashku dhe të përjetojmë magjinë e artit skenik!