ANATOMIA E REVOLUCIONIT – Një vepër teatrore që ngjall reflektim

Teatri i Tetovës është në përgatitje të një ngjarjeje të rëndësishme artistike që pritet të lërë gjurmë në skenën teatrore shqiptare. Nën regjinë e regjisorit të njohur Butrint Pasha, së shpejti do të vijë premiera e shfaqjes “Anatomia e Revolucionit”, një vepër me intensitet të lartë dramatik, bazuar në tekstin “13” të dramaturgut britanik Mike Bartlett.

Premiera pritet së shpejti. Publiku është i ftuar të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje artistike që premton emocion, mendim dhe art të vërtetë.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.