Në Tetovë, një qytet, ku të gjitha rrugët të çojnë tek teatri, teatri nuk është një gjë e rëndësishme për jetën e qytetit. Si për të kundërthënë këtë të vërtetë të anashkaluar e të trishtë, “Armiku i Popullit” në Teatrin e Tetovës do përpiqet të flasë për gjëra me rëndësi në jetën e Tetovarëve. Vepra “Armiku i Popullit” e Ibsenit është mirëfilli një manifest politik në historinë e teatrit botëror. Fan Noli, ky gur themeli dhe udhërrëfyes i kulturës shqiptare, që na bëri dhuratë përkthimin e kësaj kryevepre të letërsisë botërore, e ka quajtur Ibsenin, “kryerevolucionari intelektual” i shekullit të tij. “I madh si norvegjian, është ca më i madh si europian” – thotë ai. Heroi ynë në vepër, doktor Stokman, ky tenor “par excellence” i lirisë njerëzore, kundërshtar i pakompromis i despotizmit, korruptionit dhe amoralitetit politik është një “maratonomak” i përmbytjeve epokale që ndodhin në Evropë, në shekullin e njëzetë, një shekull ky i inspirimeve të skajshme utopike dhe skenave apokaliptike që ridimensionuan mbartë njerëzimin. Të vesh në pikëpyetje moralin tënd, të kesh kurajon të prishësh heshtjen dhe hipokrizinë sociale, të jesh i zoti të ndryshosh realitetin tënd, të jesh kritiku “armik” me çdo çmim ndaj padrejtësive, në çdo hapësirë të shoqërisë ku ti frymon, është një akt sublim, patriotik dhe emancipues për vendin dhe popullin tënd. Vënja e kësaj vepre në skenë, në Teatrin e Tetovës ka vetëm një qëllim. Të zgjojë!
15 DHE 21 TETOR 2022
Henrik Ibsen
Arben Kumbaro
Elmira Sejfullai
Bilgaip Koçishti - Bige
Medina Hoxha
Blërim Qamili
Blërim Osmani, Leart Misimi
Nagip Ismaili - Nagi
Arsim Fazlija, Blërim Ismani, Petrit Neziri, Elmedina Ahmeti, Sheqerie Ilazi, Muzafere Etemi, Argjend Hasani, Berat Saliu, Sami Mustafa, Ali Qerimi, Shpëtimi Beadini, Hasim Memishi - Sopi, Ermal Çanga, Bekim Jahiu, Arlind Selimi, Jetmir Arifi, Altrim Mamuti.