Borgjezi Fisnik

Premiera: 16 Qershor 2022

Borgjezi Fisnik

Zotëriu Zhurden një borgjez shumë i pasur, dëshiron më çdo kusht që të bëhet pjese e elitës fisnike pranë pallatit mbretëror. Për këtë qëllim ai përpiqet që për një kohë të shkurtër t’i përvetësojë të gjitha mësimet e nevojsme nga muzika, vallëzimi, shpatimi, filozofia etj. që të jetë në rangun e njerëzve fisnik. I dashuruar në markizen Dorimena ai bëhet vegël maipulimi në duart e fisnikut Dorant, i cili ia zhvat paratë duke e bindur se ai do të bëhet shkues që do ta bashkojë me Dorimenën. Gjatë përpjekjeve të tija naive që të bëhet fisnik, Z. Zhurdeni nuk e heton se duket qesharak në sytë e të gjithëve dhe të gjithë e përqeshin, si gruaja e tij ashtu edhe shërbëtorja Nikoleta. Z. Zhurdeni refuzon në mënyrë kategorike që vajza e tij Luçia të martohet me të dashurin Kleontin meqë ai nuk i përket shtresës fisnike. Kleonti i ndihmuar nga sherbetori i tij Kavili, e vë në lojë Z. Zhurdenin duke u maskuar si pjeshkëtar të familjes së Sulitanit. Z. Zhurdeni duke besuar se Kleonti është vetë i biri i Sulitanit, pajtohet që të japë vajzën për grua, me çrast beson se me këtë akt tanimë është bërë edhe ai pjestar i familjes aristokrate dhe ka realizuar ëndrrën e tij të bëhet fisnik.

premiera:

16 Qershor 2022

Autor:

Molier

Regjisor:

Kushtim Bekteshi

Soprano:

Besarta Murtezani

Instrumentistë:

Sara Sinani, Zulehan Saiti, Hana Abdulahi, Doriana Selmani.

Skenograf:

Betim Zeqiri

Kostumografe:

Emira Ymeri

Kompozitor:

Fatos Lumani

Luajnë:

Muzafere Etemi, Elmedina Ameti, Arsim Fazlija, Adrian Aziri, Ajshë Useini, Arsim Kaleci, Linda Shabani, Arta Zejneli, Elmire Sejfullai, Shkumbin Zeqiri, Burhan Amiti, Hasim Memishi-sopi, Bekim Smajli, Erma Çanga, Bekim Jahiu.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.