“Epsh dhe Lakmi” për subejkt ka jetën e një fermeri amerikan efraim kabot, i cili si një punëtor i jashtëzakonshëm ka arritur të risë fermën dhe të zgjerojë tokat.
Gjithë jetën e ka kaluar duke thyer e bartur gurë. Nga lakmia për të shtuar tokat ai harron familjen. Vazhdimisht ndjehet i vetmuar. Gruan e parë, ndonëse punëtore e shkathët ai nuk e përfill, ajo vdes dhe i len dy djem, simonin dhe petrin. Pastaj ai martohet për së dyti, mirëpo dhe ajo vdes e re duke i lënë një djalë – ebinin.
Në fakt nga kjo kuptojmë se efraim kabot ndonëse mendon se është njeri i zotit, të cilin nuk e largon nga goja, ai e harron familjen. Tani më ka mbushur 76 vjet dhe martohet për herë të tretë me një grua 25 vjeçare, por përsëri ndjehet i vetmuar. Gruaja e re dashurohet te djali i vogël i efraimit duke pretenduar që t’i marrë pasurinë. Ajo mashtron plakun dhe i thotë që do t’i lindë një djalë, ndërsa në fakt ajo ka ngelur me barrë me djalin e efraimit.
Nga ngjarja kuptojmë se nuk duhet harruar familjen. Çfardo që të arrijmë, familja mbetet e para. Përndryshe kur prishet ky balans, prit rrënimin e shoqërisë.
07 Tetor 2020
Eugene O'Neill
Fitim Selimi
Medina Hoxha
Premtim Etemi
Muzafer Etemi, Rrahim Ramadani, Sabina Memishi, Jetmir Arifi, Burhan Amiti, Bekim Smaili, Shpëtim Beadini, Bekim Jahiu, Berat Saliu *