Krahët e Bletës

Edicioni 9

Krahët e Bletës

Teatri i Podujevës

“Krahët e Bletës”
Dritëza është një vajzë e vogël, kokëfortë, e padëgjuar e cila një ditë kur është duke shetitur, takon bletën e cila e bezdis. Dritëza ka shumë dëshirë që të ketë krahë dhe e bind Bletën që t’ia japë krahët për një kohë. Bleta i thotë që do ia japë krahët nëse Dritëza i premton që do ia kthejë ata.
Dritëza e bën premtimin por nga gêzimi dhe nxitimi për të filluar fluturimin, nuk e dëgjon Bletën për këshillat që ajo duhet të ia japë Dritëzës së vogel në lidhje me fluturimin dhe jetën e Bletës. Gjatë rrugës së Dritëzës në pyll, i afrohet Ariu i cili i flet ashpër Dritëzës e cila nuk e pranon fare mirë një qasje të tillë nga Ariu i cili i sqaron Dritëzës që edhe ajo kishte përdorur sjelljen e njejtë ndaj Majmunit dhe tashmë i gjithë pylli i dinte sjelljet e Dritëzës.Dritëza kërkon të dalë nga situata duke thënë se dëshironte të ishte Bletë dhe duke dashur të thotë që ishte faji i Bletës dhe jo i saj për sjelljen që ajo kishte bërë.
Dritëza nuk e pranon gabimin e bërë dhe në këtë mënyrë as Ariu i cili ka një shkop që mundet tê bëjë magji dhe të ia kthejë krahët Dritëzës nuk i plotëson dëshirën e madhe të Dritëzës për të fluturuar deri te lulja më e bukur në botë.
Kur Dritëza i pranon gabimet, shkopi magjik thotë që nuk mund të plotësojë dëshirën nêse nuk e di arsyen, dhe në këtë moment hyn Bleta e cila kërkon krahët e saj, Dritëza i thotë që do të i mbajë më gjatë sepse gabimet e bëra gjatë rrugês e kanë ndaluar Dritëzën nga qëllimi i saj final, i cili ishte të marrë lulen më të bukur në botë për nënên e saj.
Kur shkopi kupton qëllimin e Dritëzës ia mundëson dëshirën e saj, mirëpo kur Dritëza shkon te lulja më e bukur ajo nuk pranon të shkojë me Dritëzën në shtëpinê e saj pasiqë ajo i takonte gjithë botës dhe jo vetëm një personi.Dritëza i merr erën lules, ajo erë do i qëndrojë e ngjitur Dritëzës për 365 ditë.
Dritëza zgjohet nga gjumi nga nëna e saj e cila vazhdimisht pyet Dritêzën për aromën e mirë në dhomën e Dritêzês.

data:

14 Shtator 2024

Autor:

Ulpianë Maloku

Regjisor:

Armend Zeqiri

Skenografia:

Artan Hasani

Kostumografia:

Adelinë Mziu

Koreografia

Agnes Nokshiqi

Interpretojnë:

Valire Haxhijaj Zeneli, Ryva Kajtazi, Gani Morina, Muhamet Zeka, Sindi Çitaku Asemi

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.