Monodrama “Kush jam Unë” me autorsi dhe në interpretim të Naime Azit flet për fatin e një aktoreje, më saktë trajtimin e saj si një femër e cila gjithnjë është në luftë të ashpër me politikën dhe rrethin në të cilin ajo jeton dhe vepron. Nëpërmjet kësaj monodrame ajo gjithashtu shpreh indinjatën për gjendjen në të cilën ndodhet sot Teatri si medium.
Me këtë shfaqje Naime Azi përndryshe aktore e punësuar në Intitucionin Nacional Teatri i Tetovës, mbron temën e magjistraturës në Akademinë e Arteve, Dega e Aktrimit në Prishtinë. Ajo me këtë monodramë ka marrë pjesë në Festivalin “Teatri Ndryshe” që mbahet për çdo vit në Podujevë ndërkaq tani së shpejt pritet që ajo të prezentohet në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës në Korçë.
Regjinë e monodramës “Kush jam Unë” e ka bërë regjisori nga Kosova Ekrem Xani, ndërkaq skenografinë Berlinda Amiti.
02 Nëntor 2011
Naime Azi
Ekrem Xani
Berlinda Amiti
Naime Azi