Mbas Zonjushës Julie

Edicioni 2

Mbas Zonjushës Julie

Teatri Kombëtar i Kosovës

“After Miss Julie” është tekst për shfaqje i shkruar nga Patrick Marber e cila zhvendos tragjedinë natyraliste të August Strindberg të vitit 1888, në një ambient të vitit 1945. Ngjarjet origjinale të ri-imagjinuara të Strindberg janë transportuar në natën e fitorës së zgjedhjeve dërrmuese të Partisë Laburiste na Angli, pas luftës së dytë botërore. Takimi i Miss Julie me shërbëtorin kryesor të babait të saj John, nga një natë pasiononte vere kthehet në një tragjedi duke dashur të testojnë limitet e lirisë së tyre. Në një rezidencë tipike angleze, është duke u zhvilluar një ballo e nivelit të lartë. Zoti i shtëpisë është jashtë qytetit, dhe Miss Julie, vajza e tij, ka qëndruar bashkë me shërbëtorët. Komploti në mes Miss Julie dhe John është i bazuar në format e ndryshme të pushtetit dhe fuqisë. Miss Julie ka pushtet mbi John për shkak të statusit dhe klasës së lartë sociale, ndërsa John ka pushtet sepse ai është mashkull dhe i lirë nga vlerat aristokrate. E tërë gara për pushtet në mes Miss Julie dhe John përshkallëzohet në një garë flirti, në një marrëdhënie epshi. Përderisa, në një kuzhinë të madhe, kuzhinjerja Christine, është duke i bërë përgatitjet finale të ushqimit, i fejuari i saj John, po ashtu shërbëtor i rezidencës, vallëzon dhe flirton me Miss Julie. Loja nxehet edhe më shumë kur, në kuzhinë, Miss Julie e ngacmon dhe e josh seksualisht John, perpara gruas së tij, Christine. Për shkak të tensionit të lartë emocional gjërat tani më dalin nga kontrolli, e Miss Julie dhe John duhet të gjejnë një zgjidhje të telashit të krijuar para se të zgjohen mysafirët dhe të kthehet i Zoti i shtëpisë. Në mëngjes pas pamaturisë së tyre, çifti kthehet në kuzhinë, John vazhdon të gjëmoj për kokën e tij duke mos bërë asnjë përpjekje që të qetësoj Miss Julie e egërsuar e cila shkakton avari duke demoluar të gjithë kuzhinën. Gjatë tërë kësaj ndodhie Christina në dukje është e qetë në gjumë pranë kuzhinës.

data:

05 Dhjetor 2013

Autor:

Patrick Marber

Regjisor:

Kushtrim Koliqi

Ass. Regjie:

Ylber Badhi

Kostumografia:

Njomza Luci

Skenografia:

Petrit Bakalli

Kopozitor:

Trimor Dhomi

Interpretojnë:

Gresa Pallaska, Astrit Kabashi dhe Xhejlane Godanci, ne piano Jeta Dida –Bujari, Flaut - Kaltrina Krasniqi

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.