Opera për tre grosh

Premiera: 04 dhe 05 Shtator 2020

Opera për tre grosh

Në vitin 1928 pati premierën e parë në teatrin e berlinit vepra e autorit dhe regjisorit të madh bertolt breht. I frymëzuar nga opera e fuqishme anglezit john gay, brehti hodhi në letër një ndër veprat më të eksperimetuara të të gjitha kohërave. Është bërë film rreth dhjetë herë. Është punuar si opera dhe si vepër teatrore muzikale pafund here, gati në të gjitha skenat më rëndësishme të botës. Ka qenë frymëzim për të tjerë autorë të cilët kanë bërë veprat e tyrë mbi këtë vepër. “opera për te grosh” vjen për herë të parë në teatrin tonë. Vepër e cila detyrimisht inponon spektaklin duke dhënë mesazhe të fuqishme përmes ndërthurjes së katër linjave shtresore sic janë: linja e lypsarëve, linja e hajdutëve, linja e inspektorëve të policisë dhe linja e punojseve te qefit. Përmes këtyre personazheve autori na ka vënë në dispozicion një vepër tepër të manovrueshme nga ana e spektaklit, gjithashtu edhe nga ana e përcjelljes së mesazheve të fuqishme në raport me familjen, shoqërinë, shtetin dhe pushtetin.
Ne si ansambël prej rreth pesëdhjetë vetave përfshi këtu stafin krijues, skenën dhe prapaskenën jemi munduar që përmes punës me këtë vepër, përveç mesazheve të fuqishme të autorit të nxjerrim në pah edhe mesazhe tepër aktuale të ndodhive në rrethin që jetojmë dhe veprojmë ne si shoqëri. Mbrënda konceptit regjisoral detyrimisht është inponuar edhe rrethana dhe situata pandemike në të cilën është punuar vepra.

premiera:

04 dhe 05 Shtator 2020

Autor:

Bertolt Breht

Regjisor:

Qëndrim Rijani

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.