Teatri Kombëtar i Kosovës
E shkruar në vitet e 70-ta, si një dramë e fuqishme që flet për gjakmarrjen e vëllavrasjet absurde të asaj kohe, “SFINGA E GJALLË” e tanishme zhbiron dramën e tabuizuar të pasluftës në Kosovë dhe vrasjet politike “misterioze” të disa intelektualëve, gazetarëve dhe politikanëve kosovarë. Pas përfundimit të luftës disa nga “liderët e luftës” në Kosovë ishin përfshirë në një valë të vrasjeve të kundërshtarëve politik.Rreth 20 vite nga ajo periudhë, gati asnjë nga këto vrasje nuk është zbardhur. Nuk ka pasur vullnet politik për një gjë të tillë nga asnjëra palë, madje as nga LDK-ja, e cila për më tepër këto vrasje i ka marketizuar dhe përdorur për qëllimet e veta politike. Edhe komemoracioni publik për të vrarët është shëndrruar në një ritual komik. Të gjithë, madje edhe vetë vrasësit “vajtojnë”, të gjithë “thërrasin për drejtësi”, të gjithë i duan “vrasësit prapa grilave” dhe të gjithë ua njohin “meritat të varfërve”. Nga ky makabritet politik e shoqëror, viktimat e vetme megjithatë kanë ngelur të vrarit dhe ndoshta familjet e ngushta të tyre. Kjo shafqje i’u dedikohet këtyre të vrarëve dhe atij pak grushti njerëzish të guximshëm që akoma edhe sot, me dinjitet vazhdojnë të kërkojnë të drejtën për vrasjet politike të pasluftës.
27 Shtator 2019
Rexhep Qosja
Blerta Neziraj
M. Nurulah Tunçer
M. Nurulah Tunçer
Fatmir Spahiu , Adrian Morina , Edona Reshitaj, Armend Smajli , Ylber Bardhi , Shpejtim Kstrati, Dukagjin Podrimaj