Të Huajt

Edicioni 7

Të Huajt

I.N. Teatri i Dramës – Shkup

Çfarë do të ndodhë përderisa fshehurai hulumtoni në telefonin e tjetrit? Përballja me të vërtetën, zgjidh apo hap problem të ri? Sa e vërteta për tjetrin prek drejtëpërdrejtë në jetën e tij private, e sa prek në hapësirën e të tjerëve? A ndikon përballja me të vërtetën që të bëhemi njerëz më të mirë? A janë telefonat tonë celularë “kutitë e zeza”? Sa na largojnë nga njëri tjetri këto “kuti të zeza”? “TË HUAJT” është “dramomedi”, në të cilën shtatë shokë luajnë një lojë, në të cilën i shpërndajnë të gjitha mesazhet telefonike, bisedat, fotografitë, komunikimet nëpërmjet rrjeteve sociale dhe në këtë mënyrë i zbulojnë fshehtësitë e tyre, duke hapur kështu situatë të dhimbshme konfliktuoze. Në ndërkohë potencohen dallimet në mes vetëprezantimit privat dhe atij publik. Veprimet paralele krijojnë skenë epike narrative, e cila nuk përfundon dot, por vetëm rritet në hapësirë. E gjitha në emër të së vërtetës. pas përballjes me të vërtetën, pason përballja me post të vërtetën, gjendje në të cilën faktet mbesin më pak ndikuese se sa emocionet dhe bindjet vetanake. Roli i teknologjisë në krahasim me të vërtetën, si dominim i kohëve të sotme, potencohet edhe me paraqitjen dhe zbulimin e dokumenteve të besueshme në nivel global. Me paraqitjen e Wikiliks-it, a është bërë bota vend më i mirë për të jetuar? Dhe….edhe një herë, përballja me të vërtetën, a do të na bëjë njerëz më të mirë?

data:

28 Shtator 2019

Autor:

Nella Vitosheviç

Regjisor:

Nella Vitosheviç

Skenografia:

Kostantin Trpenoski

Kostumografia:

Roza Trajçeska - Ristovska

Muzika:

Ognen Anastasovski

Interpretojnë:

Igor Angellov, Irena Ristiq, Biljana Dragiqeviq-Projkovska, Zoran Ljutkov, Sanja Arsovska, Filip Trajkoviq, Predrag Pavlovski

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.